Këtu idetë nuk rrinë në sirtar.
“Specialisti” është vendi ku strategjia e ngre në një tjetër nivel kreativitetin dhe markat nxiten për të qenë të pranishme kudo. Prej më shumë se 7 vitesh punojmë me biznese që duan të zhvillohen, të dëgjohen dhe të kthehen në lider të tregut.

Ata sollën biznesin. Ne sollëm idetë.
Nga restorantet te ndërtimi, nga retail-i te shërbimet — kemi punuar me marka që kërkojnë më shumë se një logo, një postim dhe një reklamë të sponsorizuar. Kërkojnë drejtim, stil dhe rezultate. Pikërisht për këtë na kanë besuar.








































































Nisëm me hapa të vegjël, tani vrapojmë shpejt.
Ideja jonë ishte e qartë: në një botë plot zhurmë, markat shqiptare meritojnë të dëgjohen. Ja ku jemi sot! Krijojmë strategji, përmbajtje dhe fushata të suksesshme që japin impakt të fortë.
Me më shumë se 7 vite eksperiencë dhe një ekip prej 25 specialistësh, ndihmojmë bizneset shqiptare të rriten, të evidentohen dhe të arrijnë klientët e duhur. Specialistët tanë punojnë me koncepte unike për të ndërtuar strategji, dizajn, video, reklama, faqe interneti dhe çdo gjë tjetër që i duhet një marke për të ecur përpara.
Në përvojën tonë profesionale kemi patur më shumë se 500 biznese shqiptare, nga retail-i dhe HoReCa, te ndërtimi dhe shërbimet profesionale. Nga çdo projekt kemi mësuar dhe jemi përmirësuar. Çdo rezultat për ne ka qënë frymëzim për të kërkuar edhe më shumë. “Specialisti.al” nuk erdhi si një ëndërr që donim të arrinim, por u rrit sipas një vizioni bindës.

Të intereson të na vësh në provë?
Rezervo një këshillim strategjik të personalizuar, falas, dhe le të shohim bashkë ku ndodhet marka jote dhe si mund ta çojmë më lart.
25 specialistë. Një skuadër, për një qëllim; suksesin e klientit!
Si funksionojmë ne? Me fokusin të puna, dikush nis të bëjë strategjinë, një tjetër dizajnin, grupi i xhirimit është në dispozicion, menaxherët i rrinë projektit në kokë që reklama të japë rezultate. Secili në rolin e vet, por në finale bëjnë ekipin e madh që garanton progresin e markave.
Strategji & Account
Ata që pyesin “Pse?” para se të thonë “Postojeni”.
6 specialistëDizajn & Brand
Ata që e bëjnë një markë të duket si duhet, jo thjesht të duket bukur.
6 specialistëVideo & Foto
Ata që e dinë se një video e mirë duhet të të ndalojë scroll-in.
4 specialistëMedia Buy & Analitikë
Ata që nuk kënaqen me: “Të dukem bukur”, por duan të dinë: “Sa fitim solli?”
6 specialistëWeb & Development
Ata që ndërtojnë faqe të shpejta, të bukura dhe që nuk të humbin rrugës.
3 specialistë